Duke shqyrtuar projektligjin antikushtetues “Për bashkëqeverisjen”, i cili ka si qëllim krijimin e një organi tërësisht politik, nën varësinë e Kryeministrit, i cili survejon, kontrollon dhe raporton për çdo veprimtari të organeve shtetërore dhe Njësive të Vetqeverisjes Vendore.
Një ligj, që i bie ndesh:
• Parimit te decentralizimit dhe autonomisë vendore, duke detyruar bashkitë të nëshkruajnë marrëveshje me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, me synimin e vendosjes së tyre nën kontrollin e kryeministrit;
• Ligjit “Për statusin e nëpunësit civil”, duke marrë të drejtën për të propozuar me detyrim, fillimin e procedurës disiplinore, ndaj nëpunësve civil, duke i kthyer praktikisht ata nën varësinë e një organi tërësisht politik;
• Ligjit “Kodi i Procedurave Administrative“, duke dubluar kompetencat, në kushtet kur Kodi, përbën një bazë ligjore solide për të adresuar problematikat që qytetarët mund të hasin në kontaktet e tyre me administratën publike;
• Ligjit “Për të drejtën e informimit”, duke ia kaluar kompetencat Agjencisë dhe koordinatorëve të saj për procedurat që duhen ndjekur për sigurimin e një informacioni publik, procedurat e ankimit dhe për zbatimin e tij;
• Ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik” duke dubluar dhe mbivendosur procedurat, që janë detyrim i organeve të administratës shtetërore për të njoftuar dhe konsultuar cdo akt ligjor apo nënligjor; /Publikuar në Facebook nga Emilia KOLIQI/