Duhet të presim ende për të shijuar golin e parë për vitin 2022 në Abissnet Superiore. Tirana-Vllaznia nuk prodhoi asnjë gol, njësoj siç ndodhi në takimin Skënderbeu-Laçi.
Ekipi shkodran zhvilloi një nga ndeshjet më të mira sezonale, dominoi kryesuesit bardheblu në “Air Albania”, por shpërdoroi raste pafund dhe regjistroi takimin e pestë radhazi pa fitore ndaj Tiranës në kryeqytet.
Ante Aralica humbi disa raste, teksa të rrezikshëm u shfaqën edhe Liridon Latifi, Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi, të cilët u ndalën nga Visar Bekaj, më i miri te skuadra vendase.