Gazetarja e njohur Adelajda Xhamani u nda nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një ataku në zemër.
Gazetarja e showbizit shqiptar u nda nga jeta në moshën 31 vjeçare. Adelajda u gjet e pajetë në banesën e saj në Tiranë rreth orës 05:10 të mëngjesit të sotëm në rrugën Thesari.
Express mëson se trupi i pajetë i gazetares është nxjerrë nga morgu dhe po dërgohet në banesën e prindërve të saj, në qytetin e Kavajës.
Gazetarja ka lënë pas dy prindërit dhe motrën e vëllain e saj të cilët jetojnë në Gjermani.
E ngjohura ndryshe si një prej ish banoreve më të përfolura të Big Brother 2 vuante nga një sëmundja e epilepsisë.
Adelajda së fundmi do të niste një rrugëtim të ri në televizioni ‘Fax News’ ku do të drejtonte emisionin ‘Shtëpia e Adelës’./gazetaexpress/