Të gjithë e dimë reputacionin e mirë dhe të shkëlqyer, që Vllaznia e Shkodrës ka patur në Shqipëri, përgjatë karierës së saj futbollistike…
Tifozat shkodranë e kishin Vllazninë, si një symbol të sajin.
Kjo, jo vetëm si parimi më argëtues në sportet e ndryshme dhe të shumëllojshëme që kishte Shkodra, por edhe si një yll krenarie absolute legjitime mburrëse e çdo qytetari.
Prej këtij qyteti, janë nxjerrë talentë të mëdhenjë të çdo lloj sporti, si për qytetin e Shkodrës ashtu edhe për Kombëtaret e Shqipërisë.
Kështu, Shkodra ‘LOCE’ të krenohej veçanërisht me futbollin, mundjen, basketbollin, volejbollin, notin etj. Dhe me të drejtë, Shkodra të ka listat më të gjata të kampionëve e nën-kampionëve lojtarë… Padyshim, që lista e futbollistave të saj të talentuar të është kjo më e gjata listë, e cila – edhe sot e kësaj ditë – të vazhdon e mbetur mbi të gjithë listat e tjera. (kërkojmë ndjesë për mos përmëndjen e futbollistave të saj, pasi asnjë gazetë nuk do i zinte emrat e lojtarëve të saj edhe në gazeta të ka, plot 100 faqe).
Unë vetë kam qënë një futbollistë shumë i mirëfilltë dhe i denjë për Shkodrën dhe ndoshta edhe për më tej… E fillova karierën time futbollistike në moshën 15 vjeç…, ku nga viti 1970 deri 1989, unë të luajta në një skuadër me titullarë të lartë të futbollit shkodran, por dhe të luajta kundër emërave më të mirënjohur të kombëtares shqipëtare, duke qënë një pjesëtar i lumtur për këtë qytet traditash.
Sigurisht, koha ishte e tillë, ku biografija familjare të luante rolin vendimtar të pranimit, në grumbullimin apo jo, si lojtarë pranë këtij klubi famozë… U thirra dy herê me Vllazninë, në rolin e një sulmuesi të shpejtë dhe rezultativë, por sa hëngra ca dreka e darka, jo më shumë se kaq. Pra, mjerishtë, unë isha i godituri dhe ‘armiku m’a luante syrin’, sikur më thoshte “ikë diku jashtë-shtetit, o djalosh, dhe bëju famozë”.
Sinqerisht, nuk e përmënda vehten që të mburrem apo të lë pas një histori, por që t’i tregoj lexuesit shqiptar, faktin e madhërishëm, se: “… në Shkodër, futbolli të ishte pjesë e jetës. Ai, të ishte një art më vehte në mëndjet dhe zëmërat e çdo të riu. Kjo dashuri për futbollin i shkonte shkodranit deri aty, sa, pasioni i çmendur i tij, të vihej në konkurencë edhe ndaj profesionistëve e më të mëdhenjëve të Vllaznisë dhe Kombëtares Shqipëtare. Por, siç dihet, ‘XHAXHI’, të kishte favoritët e vetë, që të kishin edhe parime të lojës ideollogjike…
Si historik fare të shkurtër, po përmëndim se: “Klubi Futbollistik Vllaznia” u krijua me 16 Shkurt 1919, që i takon në pothuajse 99 vite më parë.
Sidoqoftë, shënjat e para të kësaj loje, të shfaqen rreth vitit 1912-1013… Që nga kjo kohë e vitit 1919, Vllaznia mori pjesë në çdo aktivitet shtetëror të organizuar.
Në vitin 1930, në ‘Superligën Shqiptare’, ajo u vendosë në majën e futbollit shqiptarë dhe, deri-diku, edhe në tabelat kryesuese të skuadrave internacionale, të atyre skuadrave që ishin të rangjeve me Vllazninë dhe të krijuara në pothuajse të njëjtën kohë.
Pas këtij viti, në Superliga, Vllaznia numëroi plotë 9 tituj Kampionë të Superligës; 6 Kupa e Shqipërisë dhe 2 Super-kupa e Shqipërisë…
Përgjatë viteve, Vllaznia pati shumë suksese tej mase të lavdërueshme dhe entuziaste, suksese këto, që ndoshta do mbesin të papërsëritëshme për futbollin shkodranë dhe tifozave shumë të apasionuar të saj.
Mjerisht, pas vitit 1991 – me ndryshimet e strukturave organizative dhe të vet sistemit në fuqi – Vllaznia të pësoi një sërë reformash, diku positive dhe diku shumë negative. Themi “negative”, pasi paraja po i përcaktonte edhe ecurinë e futbollit të saj.
Intelektualë, njohës të mirë të futbollit, të rrinin indiferentë nga mos-pasja e parasë. Jo intelektualë, ca mos-njohës jo vetëm të futbollit si art, por as edhe të termit “futboll”, u angazhuan në këtë arenë biznesi, duke i shpalosur Shkodrës fuqinë e parasë.
Kështu, ky klub ndërroi 3 trainera dhe bëri një shumicë ndryshimesh në lojtarët e saj. Bindjet partiake, zunë vëndë dhe e gjitha po i shpaloste këtij klubi madhorë dhe i krenarisë shkodrane dhe kombëtare, me ca mrekullira nga ‘bota e Harry Potter’.
Të huajt, të gjetën shesh, për përshesh, tek drejtuesit bashkiakë të gjetën përsheshin e gatshëm, në sheshin e krijuar… edhe pse asnjëri nga bashkiakêt nuk luante vetë. Roberto Nava, një i huaj për shkodranin dhe i pa asnjë vlerë, të bleu 50% të ndarjeve në Klubin Vllaznia…, duke ndërmarë aksione në dëm të futbollit shkodranë.
Kurrë nuk duhet harruar fakti se, Futbolli i Artit Shkodran e ka kuptim dhe të quhet ‘Vllaznia”, vetëm nga kjo loja e zemërave dhe shpirtërat e shkodranëve dhe kurrë nga të huajtë e bardhë apo të zezë… Thellohuni në arsyetimet llogjike, ku njësoj Vllaznia të është e mbytur se e mbytur, bile një kategori më poshtë se sa me ‘jo talentat’, edhe pse të huajtë të paguhen shumë më mirë (shumë më mirë se vetë shkodranët e krijimit të futbollit), pa asnjë arësye, ca lojtarë parazitë këta, gjoja nga jashtë-shtetit. Të ishin lojtarë të mirë, nuk i vinin Shqipërisë… Them, t’u thirrini truve dhe krijoni lojtarin e Shkodrës, pasi fundja edhe pjesëmarjes në Kupat apo Kampinatet e Europës, nuk u shkohet më shumë se një apo dy rounde… Dua të them gjithashtu, se mendoni të kënaqëni sëpari ‘familjen’ e qytetit tonê, këtë tifozin që me vite e ka lënë kokën për Vllazninë dhe mos e largoni atê nga stadiumi ynê, për ca ëndërra parashë të pista… Fitohet shumë më shumë me ‘familjen’ tonë.
Pra, edhe pse përmesë dallgëve tronditëse shkatërruese të artit të futbollit, (i cili, ndër dhjetëra vite, kryesisht u luajt nga shkodranët), pas vitit 2000 Vllaznia u mundua që t’a ruante emërin e mirë që kishte.
Këtë ‘mbijetesë tradite’, ajo e bëri vetëm nën drejtimin e trainerit të apasionuar, Dervish Haxhiosmanoviç, një trainer i saktë dhe shumë brutal ky – në kuptimin e mirë të fjalës – ndaj kërkesës së llogarisë.
Nën drejtimin e Dervishit, Vllaznia shpallet Kampion Kombëtar për vitin 2001 dhe, më pas, ky njeri arriti me sukses që të fitojë Super-Kupa 2002; Kupën e Shqipërisë në vitin 2009 dhe, në vitin 2013, të shpallë “Kampionë i Shqipërisë” ekipin e futbollit të femërave…
Gjithashtu, vlenë të përmëndet roli i tij shumë positiv si trainer me kombëtaren e femrave të Malit të Zi.
Por jeta e re kapitaliste, të ka edhe dallavere… ku dallaverexhinjtë e shumtë, duke filluar nga ata cinikët bashkiaktë të etheve përfituese, e deri tek sponzorët e grindëshëm dhe të pa dije e kulturë demokracie, të sollën që Vllaznia mjerisht – një ekip që kurrë, deri 2018, nuk të ishte rrëzuar një kategori më poshtë – në sezonin futbollistik 2019, të luaj në një ligë më poshtë…
Ku qëndron thelbi i këtij shkrimit tim?
Vihet re, se shumë ‘organizatorë puplash’ po luajnë karta të fatit, në traktativa biznesi në luajte parashë, që gjoja të e rimëkëmbin Vllazninë nga ato disfata që, aktualisht, ajo i pësoj pas largimit të Dervish Haxhiosmanoviçit, një trainer ky shumë i dashur edhe për vetë spektatorin shkodran.
Pra, thjeshtë dhe pa lajka, të shtrohet pyetja: Po si do e rimëkëmbin drejtuesit e futbollit Shkodran, Vllazninë?
Dhe përgjigja e saktë, ku besoj se nuk do komente të tepërta (i mbajtur arsyetimi, largë bindjeve personale dhe shikimeve të ngjyrave partiake, a bashkiake) duhet t’i spikasë sensit të llogjikës:
“A nuk e kishte Vllaznia pozitiven e drejtimit të trainerit, me suksese të më të lartës shpërblim nga ana e Dervish Haxhiosmanoviçit? Përse, tani, u dashka eksperimentuar me të tjerë edhe me këto të panjohurat e provave ‘kimike’?!
Pse të mos thirret rish, Dervish Haxhiosmanoviç, kur ai ende ka ç’t’i afrojë Vllaznisë? Përse të shpenzohen para të shumta dhe të kota, me trainerë të tjerë, jo edhe aq profesionistë dhe të paguar sa tre apo katërfishi i tij? /Nga Adrian Gjovalin Luka/