Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me deklaratat e forta të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 4 klanet kriminale në vend. Por sipas gazetarit, më shumë se sa për të ngritur alarmin për grupet kriminale është një sinjal i fundit për organet ligjzbatuese në Shqipëri. I ftuar në Top Story, Hoxha tha se 20 grupet kriminale po administrojnë territorin dhe rrjetin e narkotrafikantëve të heroinës e kokainës.
“Këto 20 klane janë duke administruar territorin dhe rrejtin e narkotrafikëve duke marrë parasysh se Shqipëria është rrugë e rëndësishme e tranzitit si për heroinën dhe për kokainën. Unë kështu e lexova deklaratën e ambasadorit Lu, por nëse nuk del edhe një herë tjetër ka për të kaluar si fushatat e mëparshme” shprehet ai.