Sot në një takim kortezie me Arqipeshkvin Metropolit Shkodër-Pult dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, i shoqëruar nga një grup meshtarësh.
E falënderova për urimet në emër të Kishës Katolike në Shqipëri dhe dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me Bashkinë në interesin më të mirë të komunitetit.
Në këtë takim u dakordësua për vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të kultit dhe të hapësirave të tyre, në përshtatje me projektet që pritet të realizohen në Bashkinë e Shkodrës. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet BECI/