Marrë nga gazeta “Shekulli”
Atë të dielë prilli të vitit 1979 shumica e njerëzve krejt të shkujdesur ose po pinin kafe-në e mëngjesit ose vazhdonin të flinin ende në shtretërit e tyre. Ishte data 15 dhe pikërisht në orën 07:19 minuta, një dridhje marramendëse që vinte nga nëntoka rrafshoi në pak sekonda kulmet e çative. Ishte tërmeti. Instituti sizmiologjik regjistroi intesitetn, rreth 8 ballë. Megjithëse me epiqendër Veriun e Shqipërisë, valët e tij u ndien fort deri në Tiranë e më poshtë. Por më shumë se kudo këto lëkundje u ndjenë në zo-nën e poshtme të lumit Buna. Ata që risjellin në mendje imazhet e asaj dite kujtojnë se si u shkatërruan e dëmtuan rëndë shumë zona të banuara…
Duke kujtuar situatën e vështirë të prillit ‘79, Muho Asllani ish-sekretar i parë i Komitetit të Partisë të Shkodrës tregon se si u bë mobilizimi i forcave, të cilat bënë të mundur në kohë rekord, zhdukjen e pasojave të tërmetit, pa ndihma nga vendet e tjera:
Si e kujtoni atë ditë kur tërmeti më shumë se kudo goditi Shkodrën?
Kujtoj se për një çast u lëkund fort toka, u lëkundën kodrat, u lëkunden malet tona, shtëpi e fshatra të tëra u rrafshuan. Megjithatë mund të them se nuk u lëkund shqiptari. Ai qëndroi fort në këmbë, ashtu siç ka qëndruar kurdoherë përpara rrebesheve që e kanë kërcënuar, ashtu siç ka qendruar kur armiqtë janë përpjekur të prekin kufijtë e atdheut tonë shumë të dashur. Dhembja për ata që tërmeti u ndërpreu jetën e tyre, në këtë ngjarje, ishte shumë e madhe, humbjet llogariteshin në qindra miliona lekë. Por historia, luftërat e betejat e kishin mësuar shqiptarin ta kthejë dhimbjen në forcë, fatkeqësinë në guxim, hidhërimin në burrëri. Ndërkohë që tërmeti e kishte bërë të vetën, fjalën e morëm ne, njerëzit e punës dhe të guximit, që të luftonim me fatkeqësinë e të punonim ditë e natë, për të dalë fitimtarë.
Si u motivuan njerëzit për t’u hedhur në aksion?
Ishte një telegram i KQ-së të Partisë dhe Këshillit të Ministrave drejtuar popullsisë së rretheve të dëmtuara, që i bënte thirrje të gjithë popullit shqiptar për kush-trim e mobilizim. Kështu u ngritën të gjithë në këmbë për të zhdukur pasojat e tërmetit, për të kthyer normalitetin në çdo familje, në çdo objekt e kudo dhe për të realizuar detyrat e kohës.
Sa u impenjuan krerët e shtetit në eleminimin e pasojave të këtij tërmeti?
Në zonat e tërmetit erdhën shokët e Byrosë Politike të Partisë, të Këshillit të Ministrave e shumë kuadro të tjerë nga Qendra, të cilët bënin takime, biseda të përzemërta, ngushëllonin familjarët e të vrarëve, jepnin porosi e plotësonin kërkesat e aksionistëve. Këto këshilla e porosi, ktheheshin në një forcë të brendshme dhe më të fuqishme se tërmeti, të cilat i mobilizonin njerëzit e i frymëzonin ato, e bënin plakun të ri e të riut i jepnin krah. Komunistët, këshilltarët, të gjithë kuadrot, njerëzit e zgjedhur e të emëruar, si në kohë lufte, shkonin fshat më fshat e shtëpi më shtëpi, jepnin udhëzime, ndihmonin të plagosurit, siguronin fëmijet, hynin përmes rrënojave, për të shpëtuar pleqtë e sëmurë, fëmijët, për të nxjerrë të plagosurit pa llogaritur se mbi ta nga momenti në moment mund të shëmbeshin muret, tavanet e çatitë e varura të shtëpive nga lëkundjet më të vogla pas tërmetit prej 8 ballësh që ishte më i rëndi në Ballkan gjatë 175 viteve të fundit.
Po solidariteti mes vetë njerëzve në çfarë shkalle ishte?
I madh e i vogël u ngritën në këmbë, u hodhën në sulm klasa jonë punëtore, fshatarësia kooperativiste, rinia, pionieret, inteligjenca, ushtarakët të cilët me shpejtësi të rrufeshme dërguan vullnetarët dhe ndihma materi-ale në zonat e dëmtuara. Të gjithë u gjendën menjëherë pranë vëllezërve e motrave të tyre në ato çaste fatkeqësie të shkaktuara nga natyra. Në këtë gatishmëri e mobilizim të lartë spikati dhe një herë ai solidaritet i mrekullueshëm socialist që kishte kalitur Partia e Enver Hoxhës tek njerëzit tanë.
Ju mendoni se ky solidaritet bëhet dhe për një ideal politik?
Di të them që pak orë pas tërmet-it, njerëz të ndryshëm banorë të Shkodrës, vinin në Komitetin e Partisë dhe thoshin: “Jemi gati me dy tri vetë të rritur të familjes të shkojmë ku të shihet e arsyeshme për të ndihmuar në zhdukjen e pasojave të tërmetit”, në tryezë linin adresën e shtëpisë dhe të qendrës së punës. “Jam plak dhe i sëmurë, – tha Bahri Xhabija, një komunist i 8 Nëntorit të vitit 1941. – Takati nuk më premton që të kontribuoj në ndonjë gjë, atje në frontin kryesor, por, ja, kam marrë me vehte librezën e pensionit, shënoni numrin dhe emrin dhe mbani lekët e një muaji”. “Unë e di, – vazhdoi ai, – se të gjitha ndërtimet do të bëhen me shpenzimet e shtetit, po mua kështu ma tha zemra ime komuniste”. Erdhi në Komitetin e Partisë pensionisti Haki Duro, Heroi i Punës Socialiste, shofer i palodhur, e tha: “E ndjej se mund ta mbaj përsëri timonin, shikojeni kërkesën time, megjithëse në moshë nuk do t’iu turpëroj”. Erdhën shumë njerëz të tillë, të rinj e të reja, burra e gra të të gjitha moshave, nga i gjithë rre-thi e nga e gjithë Shqipëria. Vinin në këmbë, hipur mbi automjete, me tren e me ç’të mundnin, të organizuar e individ për të marrë pjesë në aksion-in e madh për likuidimin e pasojave të tërmetit, sepse e ndienin detyrë të madhe ndaj shoqërisë e popullit. Gjithçka dukej në kaos, por njerëzit e ruanin gjakftohtësinë dhe optimizmin.
Po repartet e tjera të ushtrisë apo të Mbrojtjes Civile sa të gatshme ishin?
Nga të katër anët e Shqipërisë vinin automjete, kamion të ngarkuar me ushtarë, e specialistë, çadra e materiale të tjera, sipas planit të hartuar nga shtabi për likuidimin e paso-jave të tërmetit, zbrisnin në oborrin e shtëpive të dëmtuara, ngrinin çadra me shpejtësi, futnin brenda fëmijet dhe pleqtë, sepse binte edhe shi, e pa arritur mirë të njihen, as t’ua mësojnë emrat njëri-tjetrit, përshëndeteshin si të ishin miq të vjetër, si të ishin pjestarë të një familje e pastaj, ashtu me nxitim vazhdonin rrugën për në shtëpi e fshatra të tjerë.
Ndërkohë kishte njerëz të vrarë e të plagosur. Si u veprua me ndihmën e shpejtë?
Nga të parë që u nisën në frontin e betejës, për t’u gjendur pranë të plagosurve, ishin punonjësit e sektorit të shëndetësisë, që me punën e përkushtimin e tyre shpëtuan shumë jetë njerëzish. Në spital u vendos çdo gjë në gatishmëri. Çadrat e qendrave shëndetësore e të ndihmës së shpejtë u ngritën në çdo fshat. Qindra njerëz shfaqën gatishmërinë e tyre për të dhuruar gjak për të plagosurit. Në zonat e dëmtuara filloi vaksinimi i popullsisë.
Aksionistët e Lushnjes u martuan në Shkodër
Duke kujtuar ato muaj të vrrullshme aksioni, Muho Asllani thotë se; në ato ditë vetmohuese, kur mbarë atdheu, jetonte me situatën e rëndë që krijoi tërmeti dhe me zotimin për të zh-dukur sa më parë pasojat e tij, punonjësit e rrethit të Shkodrës merrnin forca të reja, mernin energji të reja, nga ky solidaritet i fuqishëm. “Ata punonin ditë e natë për të plotësuar edhe normat e detyrimet e shokëve që kishin shkuar në zonat e dëmtuara, pra për të realizuar edhe planin në të gjithë sektorët e ekonomisë. Për zhdukjen e pasojave të tërmetit u ngrit në këmbë e gjithë Shqipëria. Të gjithë specialistët, e kolektivit shembullor, të Institutit të studimeve e Projektimeve Nr.l me drejtorin Sokrat Mosko, lanë për një kohë në heshtje, plotësimin e grafikëve e projektimeve të planit dhe plotësoi me sukses e para afatit projektet e ndërtimit të objekteve e banesave familjare për zhdukjen e pasojave të tërmetit.
Të gjithë në ato çaste të vrullit revolucionar, donin të radhiteshin në kolonat e vullnetarëve e të tregonin me krenari legjitime, gjatë gjithë jetës së tyre, se kanë punuar pa u lodhur në Shkodër e rrethe të tjera dhe atje kanë zënë miq e shokë të rinj. Disa të rinj nga Lushnja e ndonjë rreth tjetër erdhën beqarë u kthyen në zonat e fshatrat e tyre të martuar. Erdhën aksionist, të organizuar në brigadë e sektor nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Fieri, Vlora, Berati, Gramshi, Gjirokastra, Saranda etj. Të gjithë në përgjithësi punuan mirë, i kryen para kohe detyrat e ngarkuara. Por veçanërisht shokët e Durrësit ishin më të organizuar dhe drejtoheshin nga një shtab simpatik e luftarak që përbëhej nga Agim Këlliçi, Musa Shehu, Qazim Toptaga, Qemal Mançe, Pandi Dalani etj, që ishin të përkushtuar, punuan me ndërgjegje e disiplinë të lartë, me ritëm në çdo kohë dhe i realizuan detyrat para afatit të caktuar”, rrëfen Muho Asllani.
Krerët e shtetit përurojnë shtëpitë e reja të banimit
Duke folur për vizitën e Enver Hoxhës menjëherë pas lajmit për përfundimin e punimeve që zhdukën pasojat e tërmetit, Muho Asllani kujton: “Kurrë ndonjëherë, në asnjë vend të botës, ku kanë rënë e bien tërmete, nuk ishte parë që, brenda 5 muajve, të ndërtohen aq shtëpi banimi, pra të ristrehohen në shtëpi shumë më të mira se ç’i kishin, afër 100 mijë banorë. Të gjitha këto shtëpi të bukura e funksionale i morën falas nga shteti socialist, u bënë pronë personale e familjeve që u strehuan në to. Shoku Enver Hoxha në mitingun e madh të Bahçallëkut më 19 tetor 1979 veç të tjerave tha: “Vëllezër e motra të Shkodrës, përfundimi me sukses të plotë i të gjitha ndërtimeve që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i fortë i 15 Prillit 1979 është për të gjithë popullin, për Partinë dhe për mua një gëzim i papërshkruar. Ju uroj t’i gëzoni shtëpitë e reja, të kaloni në to një jetë të lumtur e të bukur, në familjet tuaja, me fëmijët tuaj”. Pastaj shoku Enver komunikoi se Presidiumi i Kuvendit Popullor i jep Shkodrës titullin e lartë “Hero i Punës Socialiste”.