Nga Anton BENUSSI
Fati, me vullnet o pa vullnet na pruni te kalojme vitet qe na kane mbete, ne Itali.
Tashme te moshuem pushtojme stolat e ndonji lulishteje ose rrethojme filxhanin e kafes, ku te jete ma e lira, e bisedojme pafund per hallet tona e kryesisht per çka ka ndodhe dikur dhe çka perjetohet sot ne Shqipni.
Rralle, shume rralle kontaktojme dhe me vendas qe nuk u mungon kurioziteti me dijte pse emigruem, si kan e ece problemet e Shqipnise dhe pse shqipja nuk i mban zogjte e vet.
Ktu fillon veshtiresia. Na ndigjojne, habiten, shtohet kurioziteti, shtohen pyetjet por ne fakt cfaqin edhe mosbesim. Kane shume te drejte.
Si mund te besohet se nji qytet si Shkodra mbas lufte me rreth 35.000 banore kishte 13 burgje, se ne kte vend te vogel pushkatohen 43 klerike katolike te pafajshem, 21 intelektuale vriten pa gjyqe per nje atentat fallso ne ambasaden ruse, se neni 55 i kodit penal edhe per nje fjale goje te jepte denimin kapital, poetet vriten per nje vjershe, kengetari burgoset per nje kange, ekzekutohen gra shtatzane, varen deputete per nje kundershtim ne parlament, pushkatohen te burgosun per nje leter qe i dergojne diktatorit, ekzekutohet kirurgu i famshen italian prof. Lozzi, vdes nga torturat cnjerezore gjeologu polak me fame botenore prof. Zuber etj, etj.
Vendi u mbush me burgje e kampe: Zadrima, Laçi, Qafebari, Spaqi, Burreli, Vlona, Maliqi, Juba, Kalaja e Gjinokastres, Shtyllasi, Rradostina, Kuqi etj. Kanali Vjose Levan Fier u quajt kanali i gjakut prej vdekjeve te shumta te burgosunve, ne kneten e Maliqit mbulohet me balte per se gjalli prifti ortodoks.
Ne kujtesen e njerezve mbetet nje kamp famekeq, ai i Tepelenes per te cilin keto dite asht hape nje diskutim absurd. Me 80 vjetet qe kam ne kurriz dhe me kujtimet qe me kane mbete deshiroj sadopak te hedh drite mbi te verteten rreth ketij kampi vdekjeprures.
Menjehere mbas vitit 1945 malesoret e mbiShkodres jane te paret qe kundershtojne rregjimin komunist. Fillojne reprezaljet ma çnjerezore te piketueme prej M. Shehut dhe Sh. Peçit. Malesia u la ne gjak. Fillojne arratisjet ne mase te popullates drejt shtetit fqinj. Per te frenue kete eksod te vertete shpejt fillojne internimet ne Berat ku nuk kursehen te moshuem, te semure, gra e femije. Familjet vendosen ne çadra buze Osumit ne kondita teper te veshtira per nje jete sadopak normale. Vlen te permendet qe banoret e ketij qyteti fshehtas nuk kursyen ndihmat e tyne me ushqime e veshje per kete popullate te shumevuajtun.
Solidariteti i qytetareve beratas (per kete i ndjeri Gjon Markagjoni i riu ka botue nje liber), shtimi me shpejtesi i te internuemve si dhe vdekjet e shumta sidomos te femijeve u bane shkak qe keto mjerane te transferoheshin ne Tepelene tek ndertesat e ushtareve italiane te ndertueme ne kohen e luftes italo-greke. Kam njofte nga afer shume familje te shqueme qe kaluen vite te tmerrshme ne kete kamp çfarosjeje te Tepelenes. Ata jane familjet Topalli, Luka, Shllaku, Markagjoni, Previzi, Rrepishti, Bushati, Mlyshi etj, si dhe prifti italjan pader Jake Gardin (autor i librit 10 vjet burg ne Shqipni).
I nderuem lexues do te kesh durimin te njihesh me 2/3 episode nga jeta ne kampin e Tepelenes qe te kuptosh se ai ishte nje Aushvic i vertete. Per fat te mire ekzistojne piktura te zotit Leke Previzi qe evidentojne me saktesi situatat mbrenda dhe jashte ndertesave te kampit.
Ne mesin e stines se veres ne kamp shperthen epidemia e disanterise. Jane femijet viktimat e shumta te kesaj semundje qe shkaktoi vdekjen e dhjetrave prej tyne. Vorrimi bahet afer godinave te kampit. Administrata kriminale urdhenoj çvarrosjen e kufomave per ti spostue ma larg. Ishin keto kufoma te infektueme dhe te dekompozueme qe ngriten numrin e vdekjeve nga dhjetera ne qindra. Kjo ishte metode ma e sofistikueme se ato te Aushvicit, Dakaut apo Bukenvaldit.
Rast tjeter: per minieren e Memaliajt, per galerite e saj, travetit drunit transportoheshin nepermjet lumit. Per te levize keto trare lirisht ishin te internuemit qe mbrenda ne uje shoqnoshin levizjen e tyne ne shtratin lumor plot pengesa. Per tja veshtirsue punen ketyre mjeraneve administrata hedh ne lume nje sasi copash telash me ferra, torture qe ja veshtiresonte punen jashte mase te denuemve qe shperbleheshin me paga qesharake. Edhe kete torture do te na e kishte lakmi Aushvici.
Tepelena bante pjese ne zonen e demarkacionit te luftes italo-greke. Lufta si gjithmone ne bote sjell vetem vdekje. Kudo ne kete territor gjindeshin jo pak arme dhe predha te te gjitha llojeve. Prej ketyne ekzistonte nje lloj bombe qe kapsulla e saj prej bronzi kushtonte 10 lek, per tu perdore si gote e vogel pije. Per çmontimin e ketyne kapsullave-gote punonte nje i internuem qe me nje skarpel te holle nxirrte kapsullen prej predhave te mbushuna. Nje dite fatkeqesia erdhi, predha i plasi duke i kepute te kater gjymtyret. Asht pader Gardini qe para duarsh trasporton kete cung njeriu qe teper shpejt nderroi jete.
Vdekjet, uria, semundjet, perdhunimet, ishin linjat qe percaktonin kampin famekeq te Tepelenes.
Nje person i datelindjes 1951, Pellumb Xhufi e vlereson Tepelenen si nje kamp komod edhe pse metodat e trajtimit te internuemve ishin ma çnjerezore se kampet naziste. Gjithmone ekziston mundesia te kujtohen keto ngjarje te renda, te nderohen keto viktima dhe e verteta e jo genjeshtra te triumfoje.
Nga Shkumbini e poshte genjeshtres se madhe i thone: (genjeshter me xhufke), ka mundesi qe ky epitet i genjeshtres (xhufke) te kete nje lidhje me profesorin, doktorin, akademikun, koleksionistin Pellumb Xhufi.
Të ndëruar miq.
Së fundmi siç e keni vu re, kanë “shpërthye” diskutimet të ethshme rreth Kampit famëkeq të Tepelenës, të nxituara kto nga deklarimet e papërgjegjshme të Pëllumb Xhufit.
Për të hedhur sado pak dritë mbi të vërtetën e këtij Kampi, po publikojmë një shkrim të z. Anton Benussi, bashkëpunëtorë i palodhur i institucionit tonë. /Marrë nga profili në Facebook i Luigj Mila/