Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit. Në disa qendra votimi ka vonesa për shkak të mos funksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë që në disa të tjera ka probleme me paraqitjen e komisionerëve, kryesisht të Partisë Demokratike.
Pajisjet PEI për të identifikimin biometrik po shfaqen probleme në të gjithë Shqipërinë duke u bërë pengesë e rëndësishme për ecurinë e procesit deri më tani. Deri më tani,KQZ ka njoftuar se në 531 qendra votimi ka probleme me pajisjen e identifikimit, ndërkohë që 4469 qendra votimi janë plotësisht funksionale.
Duke parë situatën e krijuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar që procesi i identifikimit të zgjedhësve në qendrat e votimit ku ka pasur probleme me pajisjen PEi, të vijojë manualisht, që do të thotë se zgjedhësit do të identifikohen me anë të listave të printuara.