Personi që shihni në foto është Albi Bashaliu i cili u ekzekutua ditën e sotme në fshatin Gjocat të Peqinit. Ishin banorët e fshatit ata që panë trupin e tij të pajetë në mes të rrugës dhe njoftuan menjëherë policinë. Ndërkohë autorët kanë djegur edhe makinën dhe më pas janë larguar në drejtim ende të paditur.
Ka dyshime se vrasja e 35-vjeçarit ka ndodhur për hakmarrje pasi ai ishte emër i njohur për policinë dhe vëllai i tij ka vrarë një biznesmen në qershor të këtij viti për motive banale. Bashaliu ishte baba i dy fëmijëve dhe shpeshherë i postonte në rrjetet sociale.
Në vitin 2017, Albi Bashaliu asokohe vetëm 28-vjeç ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy bashkëfshatarë të tij me iniciale V.SH, 57 vjeç nga fshati Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç pas një konflikti që kishin mes tyre.
Policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe një automjeti tip ‘Volksëagen’ me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliut.