Elvana Gjata pas rikthimit në Shqipëri ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor. Kënga e saj më e fundit “Mike”, bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu ka patur një impakt mjaft pozitiv dhe është padyshim hiti i kësaj vere.
Por duket se Elvana është duke përgatitur një projekt krejt ndryshe nga cfarë jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja ka përfunduar studimet e larta për regjisurë, profesion që i ka shërbyer edhe në klipet e saj duke kujtuar aftësinë interpretative.
Gazeta Express bën me dije se këngëtarja bashkë me mikun e saj të ngushtë Ermal Mamaqin, do të vijnë në një komedi romantike me metrazh të gjatë. “Dy gisht mjalt” titullohet filmi, i cili ka nisur xhirimet dhe ku do shohim Ermalin dhe Elvanën në rolin e dy të dashuruarëve që do të jenë dhe protagonistët e filmit.
Xhirimet po kryen në jug të vendit dhe në Tiranë. Komedia do të ketë edhe njëë kast të tjerësh aktorësh si: Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi si dhe një rikthim në skenë të aktorit të njohur Koço Devole, pas vitesh mungese në film apo teatër.