Pas arrestimit të ditës së sotme të dy autorëve të vrasjes së biznesmenit Memli Begalli para disa ditësh në tiranë, kanë dalë të tjera detaje. Denis Demiri, personi që ka vrarë biznesmeni ka qenë i arrestuar disa vite më parë, pasi ka tentuar që vrasë për shkak të një konflikt në atë kohë.
Por, edhe personi tjetër, Ardian Serezi, i cili u arrestua si bashkëpunëtor i Demirit, është një emër i njohur i policisë së shtetit. Serezi, madje ka qenë polic, ndërsa në vitin është 2014 arrestuar si i përfshirë në trafikun e një ton kanabisi në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Ishte PD-së që në atë kohë, përmes një deklarate për mediat akuzoi Serezin se ishte drejtuesi i kamionit të një ton hashashi.
“I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm.
I ndaluari i djeshëm, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm” deklaronte Flamur Noka.