Policia e Shkodres ka vene ne pranga dy autoret e ngjarjes se rende te regjistruar ne Velipoje. Ne njoftimin per shtyp te policise se Shkodres mesohet se jane vene ne pranga dy autoret nderkohe qe gjithcka ka nisur pas nje konflikti per motive te dobeta.
Sipas komunikatës zyrtare, mësohet se ka qenë një sherr apo zënkë në mes katër të rinjve, nga dy për secilën anë të përplasur. Po ashtu, mësohet se janë kapur dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme se në afërsi të një lokali në Velipojë ishin dëgjuar të shtèná me àrmë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dy shtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arréstimi në flágrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç, banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrá sin me ár më zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.