Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Më datë 29.09.2017, ne orën 01.40 ka ardhur një telefonatë se në lagje “Vasil Shanto“ Shkodër tek ish “5 Herojt” në derën e dyqanit të shtetasit Avdyl Derguti ka patur një shpërthim me lëndë plasëse.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake rezulton se ishte vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shperthimi ka vetem dëme materiale.
Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”. /ShkodraWeb/