Ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme Shkodrën, kishte në zanafillë një debat në mes viktimës Prendush Fushaj 54- vjec me Fred Pëllumbi rresth 30- vjeç. Viktima ka patur dyshime se autori i dyshuar i ka vjedhë një sasi parash. Sipas informacioneve të fqinjëve, Fushaj kishte kallëzuar Pëllumbin në polici, e cila e kishte lënë të lirë. Pasditen e sotme, Pëllumbi ka shkuar në shtëpinë e viktimës për tu sqaruar dhe aty ka lindur konflikti. Mësohet se Pëllumbi e ka goditur me thikë 54- vjeçarin, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë është konsumuar tek ish- Ndërmarrja Artistike në Shkodër, e cila prej shumë vitesh sherben si banesë për familje të ardhura kryesisht nga zonat rurale. Dy personat, Prendush Fushaj dhe Fred Pëllumbi ishin fqinj. Viktima njihej edhe si aktivist politik i PS-së në fushata elektorale. Madje në vitin 2013 iu vu tritol në banesë, fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.
Sipas informacioneve të fqinjëve, Fred Pëllumbi njihet si person problematik në zonë. Ai është kthyer para disa kohlve nga Gjermania, ku sipas gjasave ka kërkuar azil si shumë shqiptarë të tjerë, por pa iu miratuar. Ndërsa para disa kohëve, Pëllumbi raportohet se është plagosur me thikë. Pas ngjarjes së sotme, policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij. /ShkodraWeb/