Një person është ndaluar nga policia e Krujës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim policor për vrasjen e Kejsi Hysës, i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit. Burime policore thanë se autorët e dyshuar janë ndaluar pas përgjimeve telefonike.
34-vjeçari Hysa u gjet këtë të shtunë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel, në Fushë-Krujë.
“Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Ndërsa burime policore saktësuan se pranë vendit ku i gjet i groposur trupi i 34-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.
Kush është i arrestuari?
Policia njoftoi zyrtarisht se personi i vënë në pranga është me iniciale H.R.. Burimet thanë se ai ka folur në celular me viktimën dhe kështu hetuesit kanë rënë në gjurmët e rij.
Ndërsa në kërkim policor është shpallur një tjetër person me iniciale A.T.. /PANORAMA/