Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Borizanës, në Fushë Krujë. Bëhet me dije se referuar ne burime, makina e shkrumbuar eshte Volkswagen, por pa targe.
Nuk ka ende shume detaje lidhur me ate qe ka ndodhur, por në makinë eshte gjetur edhe nje viktime, qe dyshohet te jete djegur bashke me automjetin.
Burime nga grupi hetimor thone se brenda ne automjet jane gjetur mbetje te shkrumbuara qe dyshohet se i perkasin nje trupi njeriu.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Xhavit Osmanit, ndërsa thuhet se makina kishte hyrë rreth 5 ditë më parë në Shqipëri nga Kosova.
Ende nuk është bërë identifikimi i kufomës së gjetur në makinën e shkrumbuar, ndërsa priten rezultatet e ADN-së, i cili u gjet në mjetin e djegur eshte ne vendin e shoferit apo ne sedilien e pasagjerit. Automjeti eshte gjetur i fshehur ne nje zone rurale.