Raportohen detaje të reja nga zhdukja e dy shoqeve 16-vjeçare që prej 1 janarit të këtij viti në Tiranë.
Vajzat u larguan mëngjesin e dy ditëve më parë nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën.
Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në komisariat.
Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në ‘’Qytet Studenti’’. /BW/