Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen makabër në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve nga vendngjarja, burri Ylber Bajrakurtaj mjekohej për probleme mendore. E njëjta gjë pohohet nga të afërm edhe për bashkëshorten e vrarë nga ai, Lumturien.
Çifti ka 3 fëmijë. të cilët kanë qënë në banesë kur babai ka vrarë nënën e tyre. Fatmirësisht, fëmijët nuk kanë parë gjë pasi krimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë. Viktima ka vdekur menjëherë sapo është goditur me sopatë nga bashkëshorti, ndërsa policia ka arrestuar autorin e krimit në vendngjarje. E gjithë ngjarja e rëndë ka patur në zanafillë një sherr burrë e grua në familje, duke përfunduar në tragjedi dhe lënë në mes të katër rrugëve 3 fëmijë.