Zbardhet itinerari që kishte bërë kontejneri me banane që u kap një portin e Durrësit, brenda të cilit ishin fshehur 613 kg kokainë.
Burime zyrtare nga Prokuroria bënë të ditur se sasia rekord kishte ndjekur këtë itinerar; Komlubi-Itali-Maltë dhe në fund kishte mbërritur në portin e Durrësit.
Nga hetime e deritanishme rezulton se kontejnerët me banane ishin porositur për kompaninë Arbi-Garden shpk me qendër në Manzë. Kompania është themeluar në 3 maj 2012, ku administrator është Arbër Cekaj, që rezulton se ka një gamë të gjerë aktivitetesh.
Po ashtu bëhet e ditur se kjo sasi droge s’do shpërndahej në Shqipëri, por pasi të shkarkoheshin kontejnerët, ajo të vazhdonte drejt vendeve të BE-së.
Në fillim do të kalonte drejt Italisë, e më pas drejt vendeve të tjera. Sakaq, Arbër Cekaj nuk është ndaluar ende. Ka dyshime se behet fjalë për një rrjet të gjerë trafiku të kokainës, ndërsa mund të konsiderohet si një rast ku mund të përfshihen ‘peshqit e mëdhenj’ apo dhe lidhje të mundshme me politikanë.