Udhëtoi 282 km rrugë për t’i shprehur dashurinë gruas shkodrane, por një i ri nga Kosova ka përfunduar në pranga.mBesnik Hyseni ishte i fiksuar prej gati një viti pas një gruaje 37- vjeçare, e cila ishte po ashtu nënë e dy fëmijëve
I ndodhur përballë refuzimit të shkodranes, i riu kishte marrë dhe armë me vete për ta kërcënuar. Pasi kjo e fundit e ka refuzuar çdo herë, 23- vjeçari nga Vushtrria ka pritur deri pas mesnate dhe me një pistoletë në dorë, është futur brenda banesës ku jeton 37- vjeçarja.
Sapo është futur brenda oborrit të shtëpisë private, sipas burimeve policore, Besnik Hyseni i është drejtuar asaj me fjalët “ose je e imja, ose e askujt tjetër”. Gjatë gjithë kohës i është drejtuar me shprehje të tilla, duke e kërcënuar që të pranonte të krijonte lidhje intime me të.
37-vjeçarja ka njoftuar menjëherë policinë dhe një patrullë ka qëlluar afër vendit të ngjarjes dhe ka shkuar me shpejtësi, duke bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të Hysenit. Edhe para policëve, në dëshminë e tij, 23-vjeçari nuk e ka fshehur dashurinë dhe fiksimin e tij të çmendur që ka për gruan shkodrane.