Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës dhe ka përfunduar me pl.a.gosjen e një djali dhe arrestimin e autores. Një 24 vjecare, identiteti i se ciles nuk behet i ditur, por për të policia ka publikuar inicialet, ka pl.a.gosur me th.i.kë shtetasin e identifikuar si Anton Shyti. Ngjarja ka ndodhur për motive që mbeten ende të paqarta. Vajza ka rene ne pranga, ndersa penalisht eshte proceduar edhe i pl.a.gosuri, raportoi policia.
Burime paraprake bënë me dije se i riu ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe është derguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, në afërsi të shkollave.
Njoftimi nga Policia e Lezhës:
Specialistët e Hetimit të Kr.i.mit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.
Gjatë një konflikti të çastit, në qytet Lezhë, shtetasja F.M. ka goditur me mjet pre.r.ës (th.i.kë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.