Ditën e sotme janë marrë për verifikime 30 teste- tampon në Bashkinë e Shkodrës. Lajmi bëhet i ditur nga komunikata e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, i cili konfirmon 10 rastet pozitive, rezultat i 47 testeve- tampon të marra me 22 qershor. Pritet përgjigja nga ISHP Tiranë për 30 testet e marra ditën e djeshme, por edhe po kaq ditën e sotme. Pra në total, 60 teste që presin përgjigje po kaq qytetarë të Shkodrës.
Numri i personave aktualisht pozitivë në Shkodër dhe Vau- Dejës arrin në 252. Në Pukë nuk ka patur raste të reja, janë vetëm 17 persona që janë pozitivë me virus, prej të cilëve dy në spital.
Në Spitalin Rajonal Shkodër vijon të ketë fluks në Urgjencë, 76 raste për 24 orët e fundit. Nga ato, 10 raste janë të dýshuara pozitive, për të cilat po ndiqet protokolli i zakonshëm. /ShkodraWeb Media/