Drejtoria Vendore e Policise Lezhe njofton: “Me datë 09.09.2017, është marrë njoftim nga një shtetas, banues në Kosovë, se së bashku me shokun e tij është futur në det tek “Rana e Hedhun ” për tu larë dhe shoku i tij nuk ka mundur të dalë . Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrulles së përgjithshme dhe të policisë kufitare ku në bashkëpunim me rojen bregdetare, u bë i mundur konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.”
Gjatë ditës së sotme dy turistë kosovarë kishin hyrë në det në plazhin e Shengjinit dhe si pasojë e detit të trazuar njëri prej tyre nuk ka arritur të dal në breg. Në orën 12:55 një telefonatë ka njoftuar QNOD ( Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare). Telefonata është bërë nga turisti i dytë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Forca Detare ka aktivizuar anijen e gatshme në Shëngjin. Anija “Drini” i është drejtuar zonës ku është zhdukur njëri nga turistët kosovarë, trupi i te cilit eshte gjetur dhe nxjerre i pajete nga deti.