Sezoni i ri që pritet të startojë së shpejti premton të jetë shumë më pozitiv për Vllazninë e futbollit. Afrimi i bisnesmenit Alban Xhaferi si sponsor dhe partner i Bashkisë Shkodër dhe KF Vllaznia sh.a., do të jetë një vlerë e shtuar edhe në pjesën financiare. Në kontratën e nënshkruar me 7 korrik 2020 mes palëve që të gjithë mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Bashkisë së Shkodrës në internet, parashikon qartë kontributin e pritshëm financiar të Xhaferit. Në Nenin 6 të marrëveshjes, përcaktohet si kontribut minimal 15 milion lekë ose 150 milion të vjetra dhe maksimal 200 milion ketë të vjetra.
Kjo shumë është e rëndësishme dhe do të jetë në nivelin 20% të investimit nga Bashkia e Shkodrës. Jo vetëm kaq. Edhe nga data 7 korrik 2020, kur u nënshkrua marrëveshja, deri në fund të sezonit aktual, bisnesmeni Xhaferi do të kontribuojë me 2 milion lekë të reja apo 20 milion të vjetra.
Përveç se një stimul më shumë për rezultate të larta në sezonin e ri, pjesa financiare që do të akordohet nga bisneseni Xhaferi, do të lehtësojë edhe barrën financiare të Bashkisë Shkodër, rrjedhimisht edhe të taksapaguesve shkodranë.
Të interesuarit për të lexuar të plotë kontratën e Bashkisë Shkodër dhe KF Vllaznia sh.a. me bisnesmenin Alban Xhaferi, mund të klikojnë linkun KËTU. /ShkodraWeb Media/