Një ngjarje e rëndë ka ndohur ditën e sotme në pavionin e Psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është dhunuar këtë të mërkurë infermieri SH.M. punonjës në këtë pavion.
Raportohet se dhuna është ushtruar nga një pacient i shtruar, i cili në bazë të informacioneve paraprake, është edhe përdorues i lëndëve narkotike. Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare as nga policia dhe as nga Spitali Rajonal Shkodër.