Davide Pecorelli ka zhvarrosur një njeri për ti marrë eshtrat, për ti shitur si të vetat. Ish-gjyqtari italian i futbollit, dhe biznesmeni në disa fusha, Pecorrelli ka ardhur në Shqipëri për të inskenuar vrasjen e tij, me qëllim që të përfitonte para.
Para se të ndërmerrte këto veprime ai kishte bërë gati dhe planin, duke biseduar me miq të tij në rrjetet sociale dhe shkëputja e menjëhershme e marrëdhënieve me ta të çonte në faktin se ai mund të kishte humbur jetën.
Por pas zbulimeve të fundit, Pecorelli në Shqipëri do të akuzohet për 2 vepra penale. Prokuroria e Pukës akuzon biznesmenin italian për shkatërrim prone me zjarr dhe shkatërrim varresh.
Sot Pecorelli do të paraqitet në prokurorinë e Perugias, pasi akuzohet se ka inskenuar vdekjen e tij për të përfituar nga siguracioni në Itali.