Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me atentatin e dështuar ndaj 21-vjeçarit. Burimet bëjnë të ditur se ndaj të riut me iniciale Hysen Xhakolli janë vënë në ndjekje disa persona me makinë dhe në zonën e Shkozës i kanë bërë prite me makinë duke e qëlluar me armë zjarri.
I riu shoqërohej edhe nga një vajzë, por për fat të mirë plumbat nuk prekën asnjë person.
Ndërkohë mësohet se autorët kane qene te mashkuar dhe pasi kanë qëlluar më armë zjarri e kanë dhunuar të riun me sende të forta. Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.’