Dy persona, një burrë dhe një grua bashkëshortë janë pl.agosur me ar.më zjarri mbrëmjen e sotme në Allias, në rrugën ‘Njazi Meka’. Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 21:45, ndërsa zona është rrethuar nga policia. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca. Ata janë transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës ku do të marrin ndihmën mjekësore pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një banese.
Ngjarja e rëndë në Allias ka qenë për shkak të një grabitje në shtëpinë e dy bashkëshortëve, Petrit dhe Afërdita Laze. Çifti prej vitit 1995 jeton në Tiranë, janë me origjinë nga Skrapari dhe se prej sa kohësh jetojnë në kryeqytet ushtrojnë biznesin e tyre, pra kanë dy furra buke. Personat po i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale pasi janë në gjendje të rëndë. Ata kanë një vajzë dhe një djalë dhe mësohet se grabitësit kanë pasur informacion se nuk do të kishte njerëz në banesë, por u diktuan më pas nga të zotët e shtëpisë. Raportohet se policia ka marrë në pyetje vajzën e çiftit të biznesmenëve, pasi dyshohet se është dëshmitarja kryesore e ngjarjes.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë pl.agosur me ar.më zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.