Një person është gjetur e vdekur në Shkodër. U raportua paraprakisht se viktima është vajzë, por nuk dihet ende mosha dhe identiteti.
Trupi i pajetë është gjetur në një banesë në “By Pass-in” e Shkodrës, pranë një zone me pemë dhe dyshohet se ka shenja dhune.
Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë disa ditë më parë, por ende mbetet e pakonfirmuar.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja Leze Qosaj (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja Leze Qosaj (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.