Ka qenë në shoqërinë e bashkëshortes dhe vëllai të tij Pashko Ujka, ish- kryetari i Komunës Velipojë i cili u plagos mbrëmjen e sotme në afërsi të Katedrales Ortodokse në Shkodër. Fatmirësisht, dy shoqëeruesit e Ujkës, kanë shpëtuar pa asnjë pasojë nga të shtënat.
Persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar në pjesën e shpinës, pa rrezik për jetën e ish- kryekomunarit thuhej në njoftimet e para nga vendngjarja.
Ujka është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Atentati ndaj tij është bërë në afërsi të banesës, ndërsa bashkëshortja dhe vëllai i tij duket se kanë parë të gjithë ngjarjen e rëndë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bisneseve në zonë ndërsa dritë mbi ngjarjen e rëndë mund të hedhin edhe personat që ishin me të, edhe pse errësira mbase nuk u ka lënë shumë mundësi të njohin dikë.
Para pak minutave, familjarë të tij përmes mediave e gazetarëve, kanë kërkuar dhurues gjaku të grupit A negativ, duke lënë të kuptohet që mbase gjendja e tij shendetësore është problematike.
Teksa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, janë dy pistat kryesore ku po punohet. Fillimisht, ndonjë konflikt lidhur me pozicionin e tij si ish- kryetar Komune në Velipojë por edhe me aktivitetin e tij si ndërtues në Shkodër vitet e fundit pas lënies së mandatit si kryekomunar. /ShkodraWeb/