Detaje të reja janë zbuluar nga grábìtja në Pukës e të moshuarës 70- vjeçare Mrik Ndoja në Kashigji të Pukës. Gazetari Armir Mehaj raporton se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës dhe i kanë shkuar tek krevati Ndojës.
Ata e lidhën dhe i kërkuan paratë. 70- vjeçarja i tregoi vendin ku kishte librezën e pensionit, pasi kishte tërhequr lekët për 3 muaj. Po ashtu ata morën dhe disa para të tjera të të moshuarës.
70- vjeçarja nuk mundi të reagonte pasi kishte një frakturë në këmbë, teksa autorët e maskuar e gódìtën atë në krahun e majtë, brinjë dhe kokë.
Më pas, Mrik Ndoja njoftoi komshinjtë të cilët e ndihmuan dhe njoftuan edhe ambulancën. Ajo prej 50 vitesh jeton në fshatin Kashigji, teksa disa vite më parë kishte humbur bashkëshortin dhe ka mbetur e vetme pasi nuk ka fëmijë. /BW/