Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet policore mbi vdekjen e Violeta Gurraj, 48 vjeçaren e cila u gjet e pajetë në banesën e saj. Gurraj u gjet me fytin e çarë dhe me flokët e prera. Mirëpo në banesë duhej të ishte dhe djali i saj, Franci Gurraj i cili kishte dalë nga burgu vetëm tre ditë para ngjarjes së rëndë.
Në dëshminë e dhënë para policisë djali i viktimës mësohet se ka pranuar që nuk ka qënë në banesë, në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, pasi ndodhej tek banesa e xhaxhait, megjithëse policia dyshon shumë mbi këto deklarata dhe pozicionin e tij në këtë ngjarje.
48 vjeçarja rezulton se ka tentuar dhe dy herë ti jap fund jetes ndaj dhe fillimisht u mendua kjo piste. Violeta Gurraj, në vitin 2015 ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 5 muaj heqje lirie.