Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, në DVP Shkodër , në vijim të punës për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër (i dënuar më parë).
Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dobraç, ku po qarkullonte me automjet, dhe nga kontrolli i imtësishëm i’u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” . Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.