Zbulohen detaje nga ngjarja e rende ne Durres, ku e moshuara Floresha Shkurti, 83 vjeçe u vra dje ne banese nga nipi saj 21 vjecar, Redmon Gruda, i cili u arrestua sot nga policia. Viktima kishte dëmtime në kokë dhe ishte e mbuluar në gjak. Gruaja banonte në katin e tretë të një pallati, që ndodhet te Lagjja Nr.16, pranë shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, në zonën e stadiumit “Niko Dovana”.
Ka qenë nipi i saj, Redi Shkurti, me të cilin ndante banesën që ka lajmëruar Policinë, duke deklaruar se e kishte gjetur të pajetë gjyshen të shtrirë në dyshemenë e shtëpisë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, ekspertë kriminologë dhe mjeko-ligjorë që nisën hetimet për zbardhjen e motivit të vdekjes së 83-vjeçares. Nga këqyrja e kufomës janë konstatuar shenja goditjeje në kokë.
Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se e moshuara ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me send të fortë në pjesën e kokës. Sipas ekspertëve, 83-vjeçarja gjithashtu ka dëmtime dhe në pjesët e gjymtyrëve.
Pak pas ngjarjes Policia ka bërë shoqërimin e nipit të së moshuarës si dhe bashkëshorten e djalit të saj, nderkohe qe sot vuri ne pranga nipin si autor.
Ka qenë vetë nipi që lajmëroi Policinë, pasi sipas tij është personi i parë që e ka gjetur pa jetë gjyshen e tij. Sipas burimeve, e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi i biri i saj kishte ndërruar jetë pak vite më parë.
Nderkohe qe nje dite me pare ai tha se e donte shume dhe nuk kishte asnje arsye ta vriste, sot policia ben me dije se ka treguar se ai e ka vrare, pasi ajo nuk i ka dhene para.
Mesohet se djali eshte perdorues hashashi dhe ka kerkuar leke te gjyshja. Ajo nuk i ka dhene dhe ai e ka masakruar, duke e lene te vdekur ne vend.
Ne fillim ka insistuar duke thene se “kane qene te tjere qe e kane goditur dhe une e gjeta deren hapur dhe gjyshen te vdekur”. Nderkohe qe ne fund e pranoi krimin, kurse thiken me te cilen e vrau e kishte coptuar dhe hedhur.
Deshmia dje pas ndalimit
Vetë nipi i saj ka deklaruar për Policinë se e ka gjetur gjyshen pa shenja jete pasi ishte kthyer në banesë.
“Unë kisha dalë nga shtëpia paradite. Kur u ktheva në shtëpi e gjeta të vdekur në tokë. Pashë që kishte dëmtuar kokën dhe kishte dalë shumë gjak. Mbeta i shokuar dhe lajmërova Policinë”,- tha ai fillimisht.
Pyetjes nëse kishte gisht në vdekjen e saj, ai i është përgjigjur prerë: “Sigurisht që jo. Pse duhet të kem gisht në vdekjen e gjyshes sime?! Unë e gjeta të vdekur. E doja shumë, si çdo nip gjyshen e tij dhe ajo më donte jashtë mase. Jam i tronditur shumë për vdekjen e saj”. Krimin e ka mohuar dhe bashkëshortja e tij, por pavarësisht kësaj, dy të rinjtë janë të dyshuarit kryesorë për ngjarjen e rëndë. E shoqëruar në polici ndodhet edhe nëna e Redi Shkurtit.