Zbardhen detajet se si u vetedorëzua në polici Aurel Shurbi, autori i pritës që ndodhi mbrëmjen e së martës në Kurbin. Bëhet me dije se autori dhe te pla gosurit kishin patur nje konflikt tre dite me pare.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Drojës, ndërsa të pla gosur mbeten daja, Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se ishte shënjestër e një ate ntati me ar më.
NJOFTIMI I POLICISE
Reagimi në kohë i Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një kon flikti me ar më, ku për pasojë u pla gosën dy shtetas (dajë e nip).
Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen dhe shoqëroi personat e përfshirë në kon flikt, si dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të pla gosjes së dyfishtë, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.
Si rezultat i kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësisë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzuar shërbimeve të Policisë.
Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sek uestruar edhe ar mën e zjarrit kall ashnikov me të cilën autori pla gosi dy shtetasit (dajë e nip).
Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konf likti për motive të dobëta, janë pla gosur me ar më zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konf liktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konf likt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh.
Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vr asje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Ar mëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme