Akil (Gentjan) Nerjaku, i cili i shpëtoi një atentati në shtator 2022, është arrestuar nga policia në banesën e deputetit të PS, Rrahman Rraja. Policia shkoi në vilën 3 kateshe të nipit të deputetit, Ramazan Rrajës, për ta arrestuar. Por kur mbërritën në banesë hetuesit e BKH-së në vend të personit që kerkonin, në vilë kanë gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste dhe familjen e tij.
Ligjvënësi i PS-së, u ka komunikuar agjentëve të BKH-së, se në banese gjendej vetëm familja e tij, ndërsa i nipi, Ramazan Rrahja, kishte kohë që jetonte në kryeqytet.
Gjithashtu aty u gjet dhe arrestua Akil Nerjaku, person me dy emra dhe precedentë të mëparshëm penal.
Në vendimin e gjykatës speciale, vila 3 katëshe sëbashku me hapsiren perreth saj, e rrethuar nga nje mur i larte mbrojtes dhe e paisur me sistem sigurie me kamera, eshte percaktuar si objekt ne pronesi dhe ne perdorim te shtetasit Ramazan Rraja.
Si i shpëtoi atentatit
Ai po udhëtonte me një automjet të blinduar, kur ndaj tij hapën zjarr me snajper nga një furgon. Akil (Gentjan) Nerjaku ishte në shoqërinë e një miku të tij me iniciale H.K. dhe fatmirësisht plumbi nuk e kapi dhe përfundoi në një makinë më targa të Maqedonisë së Veriut, e cila ishte e parkuar në anë të rrugës.
Nerjaku dhe miku i tij pasi pikasën se u sulmuan u shmangën duke u futur në makinën e blinduar, duke i shpëtuar kështu atentatit. Ndërkohë, autorët u larguan në drejtim të Plepave ku edhe humbën gjurmët.
Ngjarja është regjistruar mesditën e 12 shtatorit në lagjen nr. 13 të qytetit në afërsi të vendit të njohur si “Rrota e Kuqe”, lajmi doli në media një ditë më pas.
Furgoni me targa të vjedhura, Nerjaku në mjet me nipin e Lefter Kokës
Në momentin e ngjarjes së rëndë, 40- vjeçari Nerjaku ishte i shoqëruar nga nipi i ish-deputetit dhe ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ata udhëtonin me një automjet luksoz tip “Mercedes Luksoz-FL”.
Mësohet se Nerjaku ishte si pasagjer në këtë automjet me ngjyrë të zezë, i drejtuar nga djali i vëllait të ish-ministrit, i cili aktualisht ndodhet prapa hekurave për aferën e inceneratorëve. Në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, ka qenë një furgon me ngjyrë të bardhë, nga i cili ka zbritur një persona, i cili dyshohet se të ketë pasur një armë të tipit Snajper. Ai ka qëlluar një herë të vetme dhe ka qenë ky moment kur Nerjaku dhe 26-vjeçari Koka, kanë hyrë brenda mjetit të blinduar. Pasi nuk kanë arritur qëllimin, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet gjithashtu, se autorët e kanë ndjekur automjetin me të cilin udhëtonte ish-anëtari i Bandës së Durrësit dhe sapo ka zbritur nga makina, kanë qëlluar një herë të vetme me armën me precizon të lartë. Pas këtij momenti, furgoni me ngjyrë të bardhë është larguar në drejtim të zonës së Plepave dhe prej andej kanë humbur gjurmët. Mjeti dyshohet të ketë qenë me targa të një automjeti tjetër, të cilat janë denoncuar të vjedhura disa muaj më parë.
Akil Nerjaku u arrestua në 2017 bashkë me mikun e Lul Berishës
Akil (Gentjan) Nerjaku u prangos nga Policia e Durrësit më 3 tetor të vitit 2017 në kuadër të një operacioni në atë kohë për goditjen e elementëve kriminalë. Në pranga përfundoi edhe një shtetasi tjetër Marjel Fierza.
“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, që drejtohej nga Marjel Fierza, u gjetën dhe sekuestruan, 2 armë zjarri pistoletë tip ‘Beretta’, automjeti që ata udhëtonin dhe 6 telefona celularë”, sqaronte Policia në atë kohë.
Fierza, person me precedent penal, njihet edhe si mik i Lul Berishës.
Në një raport të Ministrisë së Brendshme, ai evidentohet si pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në 2010 dhe 2012. Ai deklaroi në atë kohë që i ishte drejtuar komisariatit për të dorëzuar armën.
“Pistoletën e gjeta te depozitat e ujit ku po pija kafe me Gentianin. Isha drejtuar për në komisariat për ta dorëzuar atë”, kishte deklaruar ai para Gjykatës.
Ndërsa shoku i tij Gentjan Nerjaku deklaronte se armën që posedonte e kishte me leje. Pas verifikimeve rezultoi që arma e zjarrit e tipit pistoletë ishte me leje, por duhej të mbahej në ambientet e banesës së Nerjakut dhe jo jashtë saj.
Në tetor të atij viti, në pranga përfundoi edhe një oficer policie, i cili akuzohej se kishte favorizuar që Nerjaku të merrte leje për armën e zjarri, pavarësisht se ishte i skeduar si person me precedent. SHÇBA-ja në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit kreu një hetim gati dyjavor për nënkomisar Gj. A, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës.
Ky punonjës ka përpiluar vërtetimin e besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale Gentian Nerjaku, i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë.