Teksa kanë kaluar 10 vite nga largimi i tij nga spektakli i humorit “Portokalli”, aktori i njohur Elvis Pupa ka vendosur që të rikthehet sërish. Me rolet e tij të famshme si ‘Nini i Bules’, ‘Zhan Klod Van Damme Sula’, ‘Avdiu’ etj, ai rrëmbeu zemrat e publikut, i cili çdo fundjavë mezi priste ta ndiqte në ekran. Ndërkohë sipas “revistawho”, aktorin do ta shohim këtë sezon të ri në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, mirëpo mbetet ende për tu zbuluar se çfarë roli ka zgjedhur të luajë.