Dhuna ne familje godet serish. Kete here kane qene dy vellezer qe kane dhunuar kunatat e tyre. Lajmi behet i ditur nga Drejtoria Vendore e Policise Elbasan, e cila ne nje njoftim per mediat thote: Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Fatmir Meta dhe Naim Meta, 55 dhe 51 vjeç të dy banues në fshatin Gracen. Arrestimi i tyre, u bë pasi në banesë dyshohen të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatave të tyre, shtetaseve A.M., dhe N.M., 44 dhe 50 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”. /ShkodraWeb/