Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin V. Q., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, në aksin rrugor “Kryebushat-Mjedë”, dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi E. H., 24 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 34-vjeçar.