Një shqiptar i moshës 43-vjeçare, ka dhunuar ish-gruan e tij 33-vjeçare, pasi nuk e pranoi fundin e martesës me të edhe pse ishin divorcuar dy vite më parë. Pas ndarjes ai i ka dërguar asaj mesazhe kërcënuese dhe kishte pasur qëndrime të dhunshme ndaj saj madje i kishte thëne se do ta rrëmbente, shkruan ogginotizie.it.
Gjykatësi pas ankesave të gruas shqiptare ka nxjerrë dhe urdhër ndalimin për shqiptarin.
Sidoqoftë të shtunën e kaluar, shqiptari ka sulmuar ishin gruan e tij me mjete të forta, ndoshta me një pallë gërshërë kopshti. Gruaja ka përfunduar në spital dhe mjekët kanë konstatuar se asaj i kishte thyer dorën. E gjithë kjo ndodhi në lagjen Palombinës, ku gruaja po kalonte një mbrëmje në shoqërinë e fëmijëve të cilët lindën nga martesa me të paditurit.
Karabinierët në stacionin Collemarino duhej të ndërhynin. Udhëhequr nga komandanti stacionit Giuseppe Colasanto, ushtria ka mbledhur deklaratat e gruas, dëgjoi dëshmitë shqiptarëve që jetonin aty përreth dhe ka survejuar dhe kamet e sigurisë. Të gjitha provat e mbledhura kanë bindur gjykatësin duke caktuar masën e sigurisë arrest shtëpiak për 43-vjeçarin shqiptar.