“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!’, është ky reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama për situatën kaotike krijuar sot paradite në Tunelin e Kalimashit.
Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.
Nga përplasja mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues.
Po ashtu janë dëmtuar edhe kompresorët e gazit të kondicionerëve teksa i është vendosur zjarri kabinave të vendosura për të mbledhur tarifën.