Policia e Tiranës po hetohen në gjendje të lirë një 38 vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar gruan që kujdesej për fëmijën e tij të mitur.
Nga komisariati i Policisë Nr. 2 në kryeqytet bëhet me dije se shkak ka qenë një mosmarrëveshje mes gruas dhe prindërve të fëmijës.
Policia mori padinë e gruas 53-vjeçare dhe referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P., vjeç 38.
Ngjarja ka ndodhur në orën 20:00, në rrugën “Sami Frashëri”, në banesën e 38-vjeçarit, i cili sipas Policise ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj punonjëses së tij “Babysitter” me inicialet M.L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.
Por 38 vjeçari gjate marrjes ne pyetje, ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë në Komisariat.
Ai akuzohet per veprat penale parashikuar nga Nenet 90 dhe 236 të Kodit Penal./gazetaexpress/