Arrestimi i lehonës 7 ditëshe nga Shkodra, e cila u burgos sepse nuk mund të paguante një gjobë 250 mijë lekë të reja, ka ngjallur reagime të shumta. Kanë reaguar ditën e sotme edhe ministre të qeverisë Rama, njëkohësisht deputete në kuvendin e Shqipërisë.
Ministre Shteti për Mbrojtjen e Siprëmarrjes, Edona BILALI: Çdo ditë e më shumë Shqipëria ka nevojë për drejtësinë e re.
Është ulëritëse situata me nanen e një fëmije 8 ditësh që arrestohet si pasojë e një urdhëri absurd gjykate si të ishte një kriminele e rëndomtë.
Nuk duhet psikolog që të shpjegojë pasojat për këtë fëmijë por edhe për nanen vetë.
Teksa drejtësia është krejt e pavarur nga qeverisja është e pamundur të mos reagoj me një apel për gjykatësin që po shqyrton vendimin:
Si grua, si nanë Diana Bahçja duhet të lirohet sot, tani!
Kam qënë në komunikim me avokatët e zonjës të cilët me profesinalizëm po ndjek gjithë rastin. Nuk duhet pritur e hëna si afat maksimal për dhënien e vendimit, fëmija don nanen e vet afër menjëherë.
Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa SPIROPALI: Nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë, reagova që dje. Diana Bahçja duhet të lirohet menjëherë, gjykatësi duhet ta lirojë sot edhe jo nesër. Dhe unë nuk kuptoj se cila gjykatë arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë.
Duhet që institucionet si ILD, po tani edhe KLGJ të përshpejtojnë procedurat të bëjë të mundur që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijës së saj. Unë kam folur me avokatin e zonjës, jam në komunikim të vazhdueshëm, gjykatësi duhet ta lirojë.
Duhet bërë një analizë jo vetëm për rastin ku gratë dënohen më shumë, ndërkohë që burrat që iu marrin jetën grave dalin nga burgu. Kjo padrejtësi duhet të adresohet me ligje, me kontroll parlamentar dhe me ndërgjegje të atyre gjykatësve dhe prokurorëve