Një mjet në Shkodër është përfshirë nga flakët. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen ‘Perash’ rreth orës 1 e gjysmë të natës. Mesohet se automjeti është në pronësi të shefit të Task-Force në OSHEE, Artur Saraçi.
Ndërkohë, fill pas kësaj ngjarje ka reaguar pronari i mjetit, i cili pohoi se nuk ka konflikte me askënd.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm kjo edhe për shkak të detyrës së tij, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.