-Më datë 25.10.2024, në orët e para të mëngjesit në fshatin Lëvozhë, të njësisë Administrative Iballë, është djegur mjeti tip “Fiat Panda”, në pronësi të një kompanie me administrator shtetasin L. B., 66 vjeç. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.
-Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin amerikan C. B., 21 vjeç, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 34 vjeç, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.
-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 22 vjeçar, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e tij ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.