Një banese dykateshe ne pronesi te Losh Marashit është shkrumbuar nga flakët e një zjarri te rene në zonën turistike të Thethit, në Dukagjin. Ngjarja ka ndodhur mesditen e kesaj te marte dhe nga zjarri i rene nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë, nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për djegien e kullës është bërë nje pakujdesi e banoreve. Keto te fundit i kane vendosur zjarrin disa shkurreve ne livadh aty prane ndersa era ka perhapur zjarrin i cili ka perfshire edhe banesen brenda pak minutave.
Rruga e amortizuar e ka bere te pamundur nderhyrjen e zjarrefikesve. Kane qene banoret e zones ne bashkepunim me administraten e zonave te mbrojtura ato te cilet kane shuar flaket e zjarrit ne banesen e Marashit e cila eshte shkrumbuar plotesisht. Ne prag te stines se dimrit familja Marashi ka mbetur ne qiell te hapur. /rozafa.tv/