Moderatori i njohur Ronaldo Sharka së fundmi ka ‘thumbuar’ Kiara Titon se ajo e ka fituar pozicionin e punës si moderatore e emisionit “Kepi i Vip-ave” falë bashkëshortit të saj Luiz Ejlli.
E mesa duket këto fjalë i kanë rënë në vesh, Luizit i cili ka reaguar menjëherë në InstaStory, ku me anë të një videoje ai shprehet se i vjen keq që nuk mundi të ishte me Kiarën gjatë xhirimeve.
“Nuk kam pas mundësi me e parë Kiarën mbrëmë tek “Kepi i VIP-ve”. Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para: Nuk pas mundësi për asnjë sekondë që të jem në krah të saj, dhe e dyta, pash disa personazhe aty që po bënin si koka shkencash, edhe po të isha aty, ju e dini që do të merrnin përgjigjet që meritonin. Por siç është ajo shprehja, kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle. Po le të hedhin valle, këtu do vijnë prape. Suksese të gjithëve”, u shpreh Luizi.
Mirëpo Luizi nuk e la më kaq, pasi ai reagoi sërish në Instastory, ku u shpreh se nuk mund të bëhet gjithçka në emrin e tij dhe se do ti dhuronte 5-mijë eurot e premtuara dhe se Ronaldo mbete pa punë.
Mesa duket kjo situatë e krijuar nuk i ka pëlqyer as Kiarës e cila gjithashtu ka ‘thumbuar’ Ronaldon përmes një postimi në InstaStory.
“Dikur lyenin flokët si ai, sot nxorën kokën. Koka bën, koka pëson”, ka shkruar Kiara.