Dinamo ka si synim që të zyrtarizojë disa lojtarë që spikatën sezonin e shkuar në Superiore. Mbrojtësi i djathtë, Dorian Kërçiku, i cili mbylli sezonin me Laçin, do të jetë prezantimi i radhës. E njëjta gjë mund të thuhet për mesfushorin e Pogradecit, Marin Abazaj, por gjithashtu lojtarin që ka qenë pjesë e Kombëtares kuqezi, Enis Gavazaj.
Prezantimet do të vijojnë me portierin Romeo Harizaj dhe sulmuesin Rimal Haxhiu, që ishin tek Apolonia.
Kurse sulmuesi nigerian, Stefen Çinedu, do të vijë në formë huazimi nga Hajduku i Splitit, ndërsa është arritur marrëveshja me Korabin edhe për Xhuljano Skukën. I fundit që do të prezantohet do të jetë mbrojtësi Eni Imami. Por, te blutë priten edhe surpriza…