Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet e fundit, në lidhje me ndeshjet e luajtura në fundjavë.
Apolonia kishte bërë një kërkesë për heqjen e një dënimi të marrë me datën 13 janar. Kjo kërkesë nuk është pranuar, teksa kujtojmë edhe një herë dënimin e dhënë nga disiplina: “FK Apolonia, për sjellje të gabuar të lojtarëve, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
FK Apolonia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”.
Lojtari i Besës U15, Ervin Salliu është dënuar me 7 ndeshje pezullim, për shkak të një grushti ndaj kundërshtarit. Si herët e tjera, as këtë herë veprimet antisportive nuk janë toleruar aspak.
Vendimet:
1. Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i FC Besa U-15, Ervin Salliu, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i FC Besa U-15, Rejfat Aga, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Juxhino Zeqiraj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Geralb Smajli, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Rrëzimin e kërkesës së Sh.F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
8. Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Tirana – AS Femra, Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
9. Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, për rishikimin e Vendimit nr. 12 datë 13.01.2021 të Komisionit të Disiplinës, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.